Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dënoi sot me shërbim prove ish-kryetarin e bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe.

Sipas burimeve për mediet, Tushe është dënuar për mosdeklarimin e një apartamenti.

Prokuroria kërkoi dënimin e Tushes me 1 vit e 5 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të përfitonte zbritjen e dënimit me 1/3.

Vetëm pak muaj pasi shleu dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, ndaj Fatos Tushes nisi një tjetër hetim që lidhej me një apartament në bregdet./ata