Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta informoi për vendimet që po merren për një organizim, siç u shpreh ai, të përkryer të Konventës Kombëtare, që mblidhet në datën 27 prill.
Kështu, Kryesia e Partisë së Lirisë sipas statutit ka miratuar anëtarët e Kryesisë së Konventës, që do t’i propozohen Konventës Kombëtare, për të drejtuar punimet e Konventës.
Këta anëtarë janë: Edmond Haxhinasto Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar, dhe njëkohësisht kryesues e Kryesisë së Partisë së Lirisë, për mbarëvajtjen e punimeve të Konventës; Ilir Meta, kryetar aktual i Partisë së Lirisë dhe kandidat për President i Partisë së Lirisë; Agim Nesho, zëvendëskryetar i Partisë së Lirisë; Erisa Xhixho, nënkryetare dhe deputete e Partisë së Lirisë; Petrit Vasili, nënkryetar dhe deputet i Partisë së Lirisë; Floida Kërpaçi, nënkryetare e Partisë së Lirisë; Silva Caka, sekretare për marrëdhëniet me publikun; Esmeralda Demiraj, kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, dhe anëtare e Kryesisë; Profesor Petraq Milo, sekretar për çështjet ekonomike; Anisa Hibraj, studente anëtare e Kryesisë, përfaqësuese e Lëvizjes Rinore për Integrim, dhe anëtare e Këshillit Bashkiak të Durrësit; Myrvete Asqeri, kandidate për zëvendëspresidente të PL- së, që do të garojë me Erisa Xhixhon.
Po kështu vijoi Meta, është Faik Basha, anëtar i Kryesisë së Partisë së Lirisë, dhe kandidat për President të Partisë së Lirisë; Erisilda Hoxha anëtarja e PL-së, në Kuçovë; Fatjona Selimaj, Kryetare e Partisë së Lirisë në Fushë-Arrëz, përfaqësuese e qarkut të Shkodrës; Brunilda Haxhiu, anëtare e kryesisë, dhe sekretare e Partisë së Lirisë për familjen dhe kundër shpopullimit; Ines Shehu, sekretare për fuqizimin e gruas, anëtare e kryesisë së Partisë së Lirisë; Anxhela Shenaj anëtare e Kryesisë së Partisë së Lirisë, dhe anëtare e Këshillit Bashkiak në Vlorë dhe Dea Nako, anëtarja më e re e PL-së nga Korça, studente për drejtësi.
Meta theksoi se, në Konventën e PL-së janë 300 veteranë të LANÇ, pensionistë nga të gjitha shtresat dhe kategoritë.
“Kemi gjithashtu pasardhës të familjeve të veteranëve, të heronjve të popullit, të cilët janë të ftuar të posaçëm të Kryetarit të Partisë së Lirisë dhe të Kryesisë. Dhe njëkohësisht, kemi 100 kampionë dhe rekordmenë kombëtar, të cilët janë të ftuar të posaçëm të Kryetarit të Partisë së Lirisë, se duam të fusim kudo, deri tek anëtari më i thjeshtë i PL-së, anembanë vendit, frymën e garës, të luftës për të qenë kampion”, tha Meta./ata