Hezbollahu njoftoi se ushtarët izraelitë që tentuan të depërtojnë nga dy pika në jug të Libanit u zmbrapsën ndërsa ushtria izraelite tha se 3 ushtarë u plagosën rëndë në jug të Libanit.

Në deklaratën e Hezbollahut thuhet se ushtria izraelite ka tentuar të depërtojë nga rajoni Al-Lebbune në jug të Libanit.

Në deklaratë thuhet se anëtarët e Hezbollahut shënjestruan rajonin me zjarr artilerie dhe sulme me raketa dhe se ushtarët izraelitë u tërhoqën.

Ushtarët izraelitë kanë tentuar të depërtojnë në vendbanimin Blida në jug të Libanit dhe se ushtarët në fjalë janë shënjestruar me eksploziv, thuhet më tej.

Hezbollahu tha se ushtria izraelite tentoi të depërtonte në rajonin Lebbune për dy ditë rresht dhe se ushtarët izraelitë u zmbrapsën nga aty.

Në lajmin e agjencisë zyrtare libaneze NNA, thuhet se personi që humbi jetën në sulmin e ushtrisë izraelite në qytetin Baalbek në lindje të Libanit ishte Husein Salih Emhez.

Në lajmin e publikuar në NNA mbrëmë, thuhet se të paktën 20 persona janë plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në rajonin Mali i Libanit në perëndim të vendit./aa