Kryeministri Edi Rama do t’i rikthehet takimeve me diasporën. Më 26 tetor, kreu i qeverisë do të jetë në Shtetet e Bashkuara, për tu takuar me shqiptarët që jetojnë e punojnë prej vitesh atje.
Takimi do të mbahet në New York në orën 11:00, njoftim që ka nisur të qarkullojë mes shqiptarëve të amerikës për të siguruar pjesëmarrje maksimale.
Ky është takimi i tretë me diasporën, pas atij të Athinës më 12 maj dhe Milanos më 26 maj të këtij viti. Takimet të kësaj natyre pritet të zhvillohen edhe në Londër e Gjermani.
Kujtojmë që për herë të parë në zgjedhjet e pranverës së vitit që vjen do të votojnë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit./ Shqiptarja