Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Dubrovnik të Kroacisë ku do të marrë pjesë në samitin e radhës Ukrainë-Europë Juglindore.
Rama është takuar me presidentin Zelensky dhe liderët e tjerë të rajonit, teksa fillimisht u prit nga presidenti ukrainas dhe kryeministri kroat Plenkoviç.
Më tej në planet e publikuara nga kryeministria duket krah liderëve të tjerë të rajonit duke biseduar si dhe në foton familjare.
Kujtojmë se samiti për Ukrainën me vendet e Europës Juglindore është mbajtur më parë edhe në Tiranë, më 28 shkurt të këtij viti, ku për herë të parë presidenti Zelensky vizitoi kryeqytetin shqiptar.
Ky samit zhvillohet nga liderët e rajonit për t'i dhënë mbështetje Ukrainës në luftën e saj ndaj agresionit rus, i cili nisi dy vite e gjysëm më parë./Shqiptarja