Shoferët e kamionëve në Francë kanë bllokuar autostradën kryesore në Alsasë, në shenjë proteste ndaj vendosjes së taksës mbi automjetet e tonazhit të rëndë duke filluar nga viti 2027.

Taksa në fjalë, që do të kushtojë 15 cent për kilometër, synon uljen e kalimit tranzit në aksin kryesor të rajonit, ku çdo ditë kalojnë deri në 10 mijë kamionë.

Shumë prej tyre përdorin autostradën A35 të Alsasës për të shmangur pagimin e taksës ekologjike në autostradat gjermane.

Por kompanitë që punojnë në industrinë e transportit thonë se vendosja e kësaj takse do të kërcënojë shumë biznese.

 “Bizneset tona kanë marzhe shumë të ulëta, ndaj sapo të aplikohet taksa, ne do të prekemi direkt sepse nuk kemi hapësirë për të manovruar”,- tha Frédéric Reinheimer, transportues.

Këshilltarët bashkiakë pritet ta votojnë propozimin më 21 tetor./EuroNews