Që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, SHBA-ja i ka dhënë Izraelit ndihmë sigurie me vlerë rreth 6.5 miliardë dollarë, e cila ka shkaktuar vrasjen e rreth 40 mijë palestinezëve në Rripin e Gazës.
Lajmi i publikuar nga "The Washington Post", bazuar në një zyrtar amerikan të paidentifikuar, zbulon se SHBA-ja i ka dhënë mbështetje intensive Izraelit për sulmet në Gaza.
Sasia e ndihmës në fjalë u zbulua këtë javë kur delegacioni izraelit i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant u takua me homologët e tyre amerikanë si pjesë e takimeve të tyre në Washington.
Vetëm gjysma e ndihmës së sigurisë prej 6.5 miliardë dollarësh të ofruara nga SHBA-ja për Izraelin që nga 7 tetori, u transferua në maj, kur tensionet me Hezbollahun në kufirin libanez u intensifikuan me pritshmëritë për t'u kthyer në luftë.
- Administrata e Gazës dhe diskutimet për "të nesërmen"
Delegacioni izraelit i kryesuar nga Gallant që zhvilloi bisedime në Washington dhe homologët e tyre amerikanë, krahas negociatave në vazhdim për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza, diskutuan për skenarët e mundshëm për "të nesërmen" pasi Izraeli të përfundojnë sulmet në Gaza.
Ministri izraelit Gallant e përshkroi ristrukturimin e administratës së Gazës pas Hamasit si "një proces të gjatë dhe kompleks". Ai ka vënë në dukje domosdoshmërinë e përfshirjes së komunitetit ndërkombëtar në administrimin e Gazës.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani janë vrarë 37.718 palestinezë, përfshirë të paktën 15.694 fëmijë dhe 10.279 gra ndërsa janë plagosur 86.377 persona të tjerë./aa