Türkiye tha se do të vazhdojë përpjekjet e saj humanitare në rajonin e saj mes sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës dhe Liban.
"Vendi ynë do të vazhdojë t’i shtrijë dorën e ndihmës popujve të rajonit përballë krizës humanitare të krijuar nga lufta që ka përhapur Izraeli", tha ministri i Jashtëm Hakan Fidan në X.
Ai shtoi se Ankaraja do të vazhdojë të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur qytetarët e saj jashtë vendit.
Anijet detare turke kanë evakuuar me sukses shtetasit e vendit nga Libani, vuri në dukje Fidan, duke shtuar se këto anije kanë dërguar gjithashtu ndihma për "popullin vëlla libanez" përpara se të niseshin për në portin jugor të Mersinit në Türkiye.
Operacioni, që përfshin anijet TCG Bayraktar dhe TCG Sancaktar, vjen ndërsa Libani përballet me sulme masive ajrore izraelite kundër atyre që Tel Avivi i quan objektiva të Hezbollahut që nga 23 shtatori.
Sulmet kanë vrarë të paktën 1.323 njerëz, duke plagosur mbi 3.700 të tjerë dhe duke zhvendosur më shumë se 1,2 milion njerëz./aa