Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se liria e demokracia gjithmonë do të triumfoj.
Sipas saj ashtu siç kanë dështuar forcat barbare në Kosovë, do të dështojnë edhe në Ukrainë.
“Agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës! Ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë. Liria dhe demokracia gjithmonë do të triumfojnë!”, tha Osmani.
Presidentja Vjosa Osmani tha se dje, para liderëve të tjerë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, ka theksuar se mësimet e së kaluarës ua kujtojnë se akomodimi i agresorëve nuk sjellë kurrë paqe të qëndrueshme.
Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës protestojnë nesër, kjo është arsyeja
“Solidariteti ynë për popullin e Ukrainës është i rrënjosur thellë në vet përvojën e dhimbshme të popullit tonë. Prandaj, do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e popullit ukrainas për liri, për sovranitet dhe integritet territorial. Deri në fitore!”, ka shkruar Osmani. /KosovaPress/