Dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytetin libanez Bejrut, i cili është nën sulme intensive nga ushtria izraelite.

Korrespondenti i Anadolu-t raportoi se ushtria izraelite kreu sulme në lagjet Ras el-Nabaa dhe Al-Basta në qendër të Bejrutit, ndërkohë aktualisht po ngrihet tymi nga ndërtesat në zonën me popullsi të dendur.

Ushtria izraelite, e cila ka vazhduar përleshjet e kontrolluara me Hezbollahun që nga 8 tetori 2023, kreu qindra sulme ajrore më 23 shtator kundër qyteteve në Libanin jugor, si dhe rajoneve Bekaa dhe Baalbek.

Sipas të dhënave nga Ministria libaneze e Shëndetësisë, të paktën 2.141 njerëz kanë humbur jetën që nga 8 tetori i vitit 2023, duke përfshirë 104 fëmijë dhe 194 gra.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra në sulmet ajrore izraelite në Bejrut më 27 shtator.

Hezbollahu i përgjigjet Izraelit me raketa, nga të cilët deri më tani asnjë dëm i madh nuk është raportua, të cilat kryesisht kishin në shënjestër bazat ushtarake në anën izraelite./aa