Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në takim ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Nga Zyra e Kryeministrit bënë të ditur se në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, tregtisë, mbrojtjes dhe sigurisë.
Kryeministri Kurti vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Türkiyes ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës./aa