Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot vizitë zyrtare në Hungari.

Paraditen e sotme, kryeministri Rama u prit në një takim nga kryeministri hungarez, Victor Orban.

Po ashtu, kryeministrat e dy vendeve dhe delegacionet shoqëruese zhvilluan edhe një takim bilateral, ku diskutuan çështje me interes të përbashkët.

Pjesë e delegacionit zyrtar që shoqëron Kryeministrin Rama në këtë vizitë janë ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

Sipas medieve, në kuadër të kësaj vizite pritet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy vendeve, një prej të cilave në sektorin e bujqësisë./ata