Zyrtarë amerikanë kanë pretenduar se shtatori ka qenë "muaji më i përgjakshëm" për forcat ruse në luftën Rusi-Ukrainë që filloi në shkurt 2022.
Sipas lajmit të gazetës amerikane New York Times, Rusia ka pësuar humbje të larta ndërsa përparonte "në mënyrë të qëndrueshme, po gradualisht" në rajonin Donbas, në frontin në Ukrainë.
Rusia në luftë vazhdon politikën e saj "të dërgimit të njerëzve në numra të mëdhenj në front", theksojnë zyrtarët amerikanë, të cilët kanë pohuar se mund të vazhdohet të shihen humbje të larta edhe në anën ukrainase.
Autoritetet ukrainase "fshehin madje edhe nga SHBA-ja" numrin e tyre të humbjeve, janë shprehur zyrtarët, duke thënë se shtatori ka qenë "muaji me çmimin më të lartë" në aspektin e Rusisë.
Zyrtarët amerikanë kanë përmendur se Rusia pavarësisht humbjeve, mbledh rreth 30 mijë ushtarë në muaj dhe më tej kanë pretenduar se presidenti rus Vladimir Putin "shmanget nga shpallja e mobilizimit masiv".
Ndër të tjera, zyrtarët pretendojnë gjithashtu se humbjet e kanë detyruar Rusinë të dërgonte ushtarë të rinj dhe pak të trajnuar në front "relativisht shpejt"./aa