Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit njoftoi se Izraeli kreu një sulm ndaj një spitali fushor të Iranit në kufirin Liban-Siri.

Në deklaratën e bërë nga llogaria e medias sociale X të Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, theksohet se spitali fushor me 56 shtretër dhe depoja e ilaçeve e ngritur në kufirin Liban-Siri u dogj plotësisht në sulmin që Izraeli kreu mbrëmë.

Informohet se spitali u instalua pak kohë më parë nga Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit me qëllim për të ofruar ndihmë mjekësore ndaj libanezëve të plagosur gjatë sulmeve të Izraelit.

"I gjithë ekipi unë i shëndetësisë është i sigurt por janë shkatërruar ambulancat, pajisjet dhe materialet shëndetësore të spitalit", tha kreu i Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, Pir Hossein Kolivand, duke treguar në sulm nuk ka humbje jete.

Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit më 6 tetor njoftoi ngritjen e spitalit fushor në kufirin Liban-Siri./aa