Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se nuk ka mbetur pothuajse asnjë shërbim shëndetësor në veri të Gazës, ku Izraeli po vazhdon të pengojë qasjen e misioneve të ndihmës.
Në një postim në llogarinë e tij në X, Ghebreyesus deklaroi se dy misione të OBSH-së që shkuan në veri të Gazës u penguan përsëri dhe se qasja e tyre u refuzua.
Duke paralajmëruar Izraelin që të ndalojë kërkesat për zhvendosje të detyruar dhe të mbrojë spitalet, Ghebreyesus tha: "Në veri të Gazës nuk ka mbetur pothuajse asnjë kujdes shëndetësor. Njerëzit nuk kanë vend ku të shkojnë"
Ghebreyesus i bëri thirrje gjithashtu Izraelit të lehtësojë misionet e ndihmave humanitare. "Jetët varen nga kjo. Zhvilloni punime drejt armëpushimit. Të gjithë njerëzit e bllokuar në këtë konflikt kanë nevojë për paqe".
Në një deklaratë të përbashkët, 18 organizata ndërkombëtare të ndihmës, duke përfshirë organizatat joqeveritare të Britanisë, Francës, SHBA-së dhe të Zvicrës, kanë paralajmëruan se tensionet në rritje në veri të Gazës do të çonin në një fatkeqësi humanitare.
Organizatat ndërkombëtare të ndihmës kanë theksuar se migrimi i detyruar nga Izraeli i palestinezëve në veri të Gazës do të përkeqësonte më tej situatën humanitare dhe do të pengonte operacionet e ndihmës humanitare./aa