Përmbajtjet që cenojnë sigurinë e fëmijëve në platforma online, siç eshtre TikTok do të jenë në qendër të një projekti të ri që synon adresimin e tyre, aftësimin digjital dhe kontrollin e në rritje për këtë kategori.
Autoriteti i Mediave Audiovizive në bashkëpunim me CRCA/ECPAT Shqipëri ka organizuar workshopin e parë rajonal, “Një agjendë digjitale për sigurinë e fëmijëve në Ballkanin Perëndimor”, pjesë e së cilit anë qenë përfaqësues të platformës TIKTOK, drejtuesit e rregullatorëve të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Kosovës, si dhe ekspertë të fushës.
Objektivi i përgjithshëm i Agjendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor të TikTok është të mbështesë zhvillimin e aftësive digjitale dhe të sigurisë në gjashtë vende: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.
Nisma po mbështet përgatitjen dhe publikimin e materialeve informative të lehta për t’u kuptuar në gjuhët e vendeve, për të lehtësuar mësimin e individualizuar dhe të diferencuar, si dhe ndërtimin e programeve të ndërgjegjësimit dhe trajnimit për mësuesit, zyrtarët e mbrojtjes së fëmijëve apo ata të zbatimit të ligjit./Scan