Krahas përballjes me zjarret e rastet e shpëtimit të jetëve njerëzore e pronës, shërbimi zjarrfikës i Bashkisë së Tiranës i duhet të ndihmojë edhe kafshët në vështirësi.

I tillë është ky që pasqyrohet në videon e publikuar nga kryebashkiaku Veliaj, ku punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë thirrur në ndihmë për të shpëtuar një mace që kishte rënë në një pus 20 metra të thellë.

“Falë kolegëve të zjarrfikëses, trazovaçja e vogël që kishte rënë në një pus 20 metra të thellë pranë “Shkollës së Kuqe” është tani e sigurt dhe në gjendje të mirë”, shkruan Veliaj./ata