Shqipëria dhe Hungaria firmosën dy marrëveshje bashkëpuimi, në fushën e bujqësisë dhe në fushën e administratës publike.
Kryeministri Edi Rama, nga Budapesti, në një deklaratë të përbashkët për shtyp me homologun hungarez, Viktor Orban, i shprehu mirënjohjen këtij të fundit, për mbështetjen e palëkundur ndaj Shqipërisë.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se turistët hungarezë janë të mirëpritur në vendin tonë.
“Është kënaqësi të falenderoj qeverinë hungareze. Është edhe një gjë tjetër. Ne e kemi ndjekur gjithmonë edhe e kemi parë Hungarinë si shembull, sa i përket reformave të brendshme, në administratë, qeveri si dhe sa i përket një shoqërie, që ka mirëqënie. Ne kërkojmë të mësojmë gjithmonë e më shumë nga Hungaria dhe ata që menaxhojnë sektorë të ndryshëm. Biseduam sesi mund ta zgjeronim këtë bashkëpunim tonin. Ne po mësojmë sa më shumë. Nënshkruam dy marrëveshje mirëkuptimi, në fushën e bujqësisë dhe në fushën e administratës publike. Përvoja e Hungarisë për ne është shumë e rëndësishme. Folëm edhe për investimet. Ndihemi të inkurajuar që kompanitë hungareze po investojnë, por edhe nurmri i investimeve është i pazakontë, duke u krahasuar me vende që janë si Shqipëria në madhësi, bëhet fjalë për 350 milionë euro, shifër domethënëse për vendin tonë.
Turizmi është një objektiv. Po shikojmë një rritje të turizmit në Shqipëri, 10 milionë turistë kishim vjet. Dëshirojmë të mos kemi vetëm turistë hungarezë. Duam që investimet në turizëm të pasojnë. Mirënjohje Orbanit për vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Pres që shumë gjëra do të bëhet mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Hungarisë”, theksoi Rama./Tema