Gjatë konferencës mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij hungarez, Viktor Orban, nuk kanë munguar as shkëmbimet e batutave.

Sot, gjatë vizitës në Budapest të Hunagrisë, Rama u shfaq me këpucë serioze të zeza. Dhe në fund të deklaratës së përbashkët për shtyp, Rama zgjodhi të mbyllte fjalën e tij me një batutë pikërisht për këpucët.

“Është kënaqësi të jem këtu, më vjen keq që nuk jam me këpucët që kërkon protokolli, por kam veshur disa këpucë të mërzitshme, thjesht të zeza”, tha ai./Tema