Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla mori pjesë në takimin e përfaqësuesve të Kuvendit me Institutin e Studimeve Politike “Kodi i Sjelljes, Transparenca, Llogaridhënia”.
Nikolla në fjalën e saj vlerësoi ISP-në për skrupulozitetin me të cilin monitoron veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë.
“Mbështetja nga Ambasada e SHBA e projektit “Një parlament me integritet: Kodi i Sjelljes, Transparenca dhe Llogaridhënia” është një kontribut për rritjen e eficiencës dhe transparencës, si prioritete të Kuvendit”, u shpreh Nikolla.
“Është momenti që vlerësimet publike për zbatimin e Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së deputetëve të fillojnë të inkorporohen më mirë në veprimtarinë e Kuvendit, të komisioneve të përhershme, grupeve parlamentare dhe deputetëve”, theksoi ndër të tjera, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla./ata