Vizita e Presidentit të Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në Shqipëri, si dhe takimet e tij me zyrtarë të latë të vendit dhe inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë, janë pasqyruar gjerësisht në mediat në Shqipëri dhe Kosovë.
Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATA) në lajmet e saj ka pasqyruar gjerësisht vizitën, ndërsa i ka kushtuar rëndësi deklaratave të presidentit turk për bashkëpunimin në disa sektorë.
ATA gjithashtu citon fjalën e presidentin Erdoğan në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, si "simbol i vëllazërisë e solidaritetit mes dy vendeve".
Një tjetër media që i ka kushtuar një jehonë të gjerë vizitës, është televizioni Top Channel.
"Vizita zyrtare në Tiranë, Erdoğan 'porosi' Shqipërisë: Shpresojmë të vazhdoni luftën kundër FETO-s", është një nga titujt e kësaj medie në uebfaqen e saj.
Edhe portali i lajmeve Balkanweb ka pasqyruar vizitën dhe deklaratat e presidentit turk, ku kjo media shkruan se "Nga Tirana, Erdoğan dënon sulmet e Izraelit në Gaza dhe Liban".
Vizita është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat e tjera televizive, të shkruara dhe ato online.
Vizita e presidentit Erdoğan bëri jehonë edhe në mediat nga Kosova
Agjenci lajmesh, televizione nacionale, radio dhe media elektronike nga Kosova, i kanë bërë jehonë vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në Shqipëri.
Agjencia më e vjetër e lajmeve në Kosovë, “KosovaPress”, ka raportuar mbi vizitën e presidentit Erdoğan me disa lajme, derisa ndër titujt kryesorë është edhe ai me citatin e presidentit turk “Erdoğan në Tiranë: Do ta mbështesim Shqipërinë në shëndetësi dhe siguri”.
Vend të rëndësishëm në edicionin qendror të lajmeve i ka kushtuar vizitës së presidentit Erdoğan televizioni nacional “Klan Kosova”. Në minutat e para të edicionit të lajmeve, televizioni ka zhvilluar lidhje të drejtpërdrejtë me ekipin nga Tirana, prej inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë, ku u bë edhe një përmbledhje e zhvillimeve ditore.
Gjithashtu, takimin dhe konferencën për media të presidentit turk Erdoğan me kryeministrin shqiptar Rama e mbuluan edhe shumë media elektronike.
Përpos kësaj, mediat në Kosovë, siç është faqja e lajmeve Telegrafi, i kanë kushtuar rëndësi edhe deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama i cili u shpreh se "Kosova nuk mund të gjejë miq si presidenti Erdoğan dhe Türkiye"./aa