Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë i përbërë nga zëvendëskryetarja Ermonela Felaj Valikaj, deputetet Klodiana Spahiu, Ina Zhupa dhe nëpunës të administratës, zhvilluan një vizitë studimore 3-ditore në Skoci.

Qëllimi i vizitës ishte marrja e eksperiencës dhe qasjet e Parlamentit dhe qeverisë Skoceze për transparencën, qeverisjen e hapur dhe rritjen e angazhimit publik në proceset vendimmarrëse.

Gjatë vizitës delegacioni u njoh nga afër me praktikën e ndjekur nga Parlamenti i Skocisë për ngritjen e Asamblesë së Qytetarëve, sfidat dhe qasja për të rritur pjesëmarrjen e qytetarëve në parlament; ndërthurjen e punës së parlamentit me qeverinë në angazhimin publik për të rritur transparencën dhe llogaridhënien në proceset vendimmarrëse; rëndësinë e ndërveprimit me shoqërinë civile për rritjen e kapaciteteve, por dhe rritjen e besueshmërisë së qytetarëve ndaj institucioneve; si dhe ndërmarrja e aktiviteteve inovative të informimit për të mbështetur angazhimin efektiv publik.

Vizita studimore u organizua nga IDM Albania dhe Involve, në kuadër të projektit “Rritja e Përgjegjshmërisë së Parlamentit ndaj Shqetësimeve të Qytetarëve”, të mbështetur nga Qeveria britanike./ata