Në fluksin e investimeve të huaja në Shqipëri, shpenzimet e sipërmarrjeve turke zënë një peshë kryesore. Në top 5 shtetet më të rëndësishme për vendin tonë renditet Turqia sa i përket investimeve, pas Holandës, Zvicrës, Kanadasë dhe Italisë.

Rritja e bashkëpunimit ekonomik ka bërë që vlera tyre të ndjek një trend rritës duke arritur në 1.1 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit.

“Interesi i biznesit në Shqipëri e shohim ndryshe. Shohim që evoulimi I biznesit bënë që bizneset turke të investojnë më shumë. Ky nivel biznesi ka tërhequr vazhdimisht investime në fusha të ndryshme.”

Investimet turke shtrihen në një sër sektorësh si pasuritë e patundshme, pasuar nga investimet në sektorin bankar dhe atë financiar, hidrokarburet, energjia dhe tregtia, shëndetësia, arsimi. Por vëmendjen e bizneseve turke këtë vit po e tërheq dhe sektori i turizmit, të cilin e shohin si një potencial për ta zhvilluar më tej duke sjellë eksperiencën ndërkombëtare.

“Sektorët që kanë tërhequr vëmendjen është sektori i ndërtimit, turizmit shëndetësisë. Por sidomos turizmi është kthyer në një pikësynim kryesor pasi ne ofrojmë eksperiencën tonë e cila është e suksesshme në Turqi.”

Sa i përket marrëdhënieve tregtare, Turqia është një ndër shtet që Shqipëria ka eksportuar por dhe importuar më shumë mallra këtë vit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se vlera e mallrave shqiptare të shitura në Turqi në 6 muajt e parë të vitit arriti në 2.7 miliardë lekë. Ndërsa blemë rreth 66.2 miliardë lekë produkte turke. 

Duke bërë që më e fituara në shkëmbimet tregtare të jetë Turqia teksa deficiti tregtar arriti në 63.5 miliardë lekë deri në qershor.

Si synim Turqia ka arritjen e vëllimeve tregtare në vlerën 2 miliardë dollarëve.  Investimet turke në Shqipëri  morën një hov edhe pas turit ndërkombëtar të takimeve të kryeministrit Rama. Ndërsa vizita e presidentit Turk Erdogan këtë të enjte u përkthye edhe në nënshkrimin e 3 marrëveshjeve në arsim, bujqësi dhe sigurinë e informacionit./Tema