Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ekzistuese si dhe ndërtimi i rrugëve të reja, që lidhin më shpejt qytetet me zonat turistike bregdetare, janë prioritete të punës së qeverisë.
Një prej tyre është rruga Shëngjin-Velipojë, e cila do të jetë një nga akset më panoramike të vendit me potencial për zhvillimin e turizmit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm pamje nga kantieri i rrugës, ndërsa e “cilëson si një investim strategjik në fushën e turizmit”.
Në postimin e tij, Rama shton se veç të tjerash “do të jetë po ashtu ndër akset më panoramike të Shqipërisë”.
Rruga Shëngjin-Velipojë konsiderohet një aks i rëndësishëm dhe me hapjen e saj do të krijohet një bosht i ri në një zonë me potencial shumë të madh zhvillimi turistik./ata