Qeveria gjermane ka çuar përpara planin për të shtrënguar politikat e pranimit të azilkërkuesve, të prezantuara pas sulmeve vdekjeprurëse me thikë këtë shtet.

Sipas mediave të huaja, një nga masat kryesore të planit të paraqitur në fund të gushtit parashikon anulimin e ndihmës për azilkërkuesit që kanë hyrë në një vend tjetër të BE-së para se të mbërrijnë në Gjermani.

“Ne nuk duam të shkaktojmë varfërim mes azilkërkuesve, përgjegjësia e të cilëve është një shtet tjetër anëtar i BE-së”, shpjegon deputeti i SPD-së, Dirk Wiese në një letër drejtuar kolegëve në grupin parlamentar.

Partitë në koalicionin e socialdemokratëve të Scholz, të formuar me të Gjelbërit dhe liberalët, kanë shtuar përjashtime, por anulimi i ndihmës nuk do të vlejë në rast se ka të përfshirë fëmijë./Dosja