Në Gardën e Republikës është zhvilluar testimi fizik për përzgjedhjen e efektivëve të nivelit bazë.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale foto nga testimi ku kanë garuar të rinjtë që kishin kaluar fazat e para, për 30 vende të lira.

Sipas ministrit synohet të ndërtohet një trupë speciale për sigurinë e personaliteteve shtetërore dhe objekteve në ruajtje.

“Përmes trajnimeve të vazhdueshme dhe motivimit, ndërtojmë një trupë speciale të Gardës, duke garantuar karrierën e punonjësve të saj dhe përmbushur detyrat, për sigurinë e personaliteteve shtetërore dhe objekteve në ruajtje”, shkruan ministri në një postim në rrjetet sociale./ata