Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet nesër me Gjeorgjinë në ndeshjen e vlefshme për grupin B1 të Nations League, e cila do të zhvillohet nesvr në orën 18:00 në stadiumin “Mikheil Meskhi” në Tbilisi.
Kjo është përballja e 17-të mes dy ekipeve, me një bilanc që favorizon Gjeorgjinë. Nga 16 ndeshje të mëparshme, Shqipëria ka fituar vetëm 3 herë, ndërsa Gjeorgjia ka triumfuar në 9 ndeshje dhe 4 janë mbyllur në barazim.
Gjeorgjia dominon gjithashtu edhe në numrin e golave, me 24 gola të shënuar kundrejt 13 të Shqipërisë.
Sfida e nesërme do të drejtohet nga arbitra holandezë, me kryesor Danny Makkelie dhe ndihmësa të tij Hessel Steegstra dhe Jan de Vries.
Edhe arbitër i katërt do të jetë një holandez, Allard Lindhout.
Ndërsa në sallën VAR do të jenë sërish dy holandezë Rob Dieperink dhe ndihmës i tij, Erwin Blank.
Shqipëria vjen në këtë përballje pas fitores 1-2 në transfertë ndaj Ukrainës në shtator dhe humbjes 0-1 ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania” në shtator dhe humbjen 0-2 në Pragë ndaj Çekisë të shtunën.
Grupi B1 momentalisht kryesohet nga Gjeorgjia dhe Çekia me nga 6 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e treta me 3 pikë, po aq sa Ukraina./ata