Kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha takoi sot drejtuesin e Fondacionit Konrad Adenauer dr. Thomas Kunze.

Sipas një njoftimi për mediet, Basha i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e fondacionit dhe vlerësimin më të madh për bashkëpunimin me partinë simotër CDU, veçanërisht në mundësimin e ekspertizës gjermane në hartimin e programit për zgjedhjet e ardhshme.

Ai më tej shkruan se partneriteti me KAS, që bujarisht ka mundësuar ndër vite farkëtimin e politikave më të mira, formimin e të rinjve dhe të rejave dhe promovimin e vlerave euroatlantike, është vijimi i një rrugëtimi për të përmbushur detyrimet për integrimin europian./ata