utoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi fillimin e punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor Berat – Ballaban, Loti 1.

Sipas ARRSH, ky aks me gjatësi 21.5 km, fillon në dalje të qytetit të Beratit dhe përfundon në fshatin Terpan.

Aktualisht puna ka nisur me zbatimin e projektit në terren, ku ka nisur gërmimi për formimin e trasesë së rrugës.

Përfundimi i këtij projekti do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të zonave në të cilat kalon.

Gjithashtu, ndërtimi i këtij aksi rrugor do të shkurtojë kohën dhe distancën e udhëtimit ndërmjet bashkive Përmet, Tepelenë, Memaliaj dhe Gjirokastër me bashkinë Berat, ndërsa pritet të krijojë akses më të afërt edhe me shtetin fqinj Greqinë, nëpërmjet pikës doganore “Tre Urat”./ata