Gjatë sezonit turistik në Durrës, është shtuar kontrolli i policisë rrugore duke përdorur radarë, drageta, kamera dhe makina inteligjente.
Si rezultat i kontrollove brenda një javë, janë arrestuar pesë persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një tjetër për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
105 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara dhe 15 të tjerë janë ndëshkuar për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit. Ndër të tjera 44 shoferë janë ndëshkuar për mosvendosjen e rripit të sigurisë.
“Policia Rrugore e Durrësit
Në zbatim të planit të masave, të hartuar me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lehtësimin e lëvizjes për përdoruesit e rrugës, gjatë sezonit turistik, janë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur radarë, dragera, kamera dhe makina inteligjente.
Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve:
✅Gjatë 1 jave, janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 1 shtetas tjetër për drejtim mjeti, pa leje drejtimi.
✅105 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;
✅15 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
✅44 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
Policia e Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara”, thuhet në njoftimin e policisë.