Numri i vizitorëve të huaj në qytetin bregdetar turistik Antalya në jugperëndim të Türkiyes, sipas përfaqësuesve të sektorit të turizmit, ka arritur në 15 milionë turistë gjatë vitit 2024.

Hakan Saatçioğlu, kryetar i Shoqatës së Menaxherëve Profesionistë të Hoteleve Turke (POYD), në takimin mujor të shoqatës tha se sezoni ka qenë i suksesshëm për qytetin turistik pasi numri i turistëve është rritur me 7 për qind në baza vjetore.

“Sipas statistikave të aeroporteve në rajon, numri më i madh i vizitorëve erdhi nga Rusia, respektivisht me 3,2 milionë, e ndjekur nga Gjermania me 2,7 milionë, Mbretëria e Bashkuar me 1,3 milion dhe Polonia me 1,1 milion”, tha Saatçioğlu.

Ai theksoi se numri i turistëve në Antalya mund të arrijë synimin prej 17 milionë vizitorësh deri në fund të vitit./aa