Një grup artistësh të rinj nga Shqipëria, Kosova, Greqia e Turqia janë mbledhur në Tiranë, ku krijuan e ekspozuan veprat e tyre në kuadër të aktivitetit “Kolonia e Artistëve të Rinj-Trekëndëshi Tiranë, Athinë, Stamboll” (Tirana Art Colony 2024).

Ky aktivitet pati si qëllim organizimin e një kolonie arti me artistë të rinj bashkëkohorë dhe studentët e artit nga Shqipëria, Greqia dhe Turqia për të promovuar shkëmbimin kulturor dhe artistik, si dhe për të inkurajuar krijimtarinë dhe inovacionin artistik ndërmjet të rinjve, përmes trekëndëshit Tiranë-Athinë-Stamboll.

Artistët e rinj të kolonisë krijuan e ekspozuan 20 vepra artistike. Secili prej tyre përmes pikturës preku një tematikë të veçantë.

Artistët e huaj që u bënë pjesë e kolonisë, erdhën për herë të parë në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit këtu, realizuan veprat a tyre. Ardhja e këtyre artistëve shërben njëkohësisht për promovimin turistik të Shqipërisë, e në veçanti të Tiranës./ata