E ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn zhvilloi sot një vizitë në zyrat e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Nancy VanHorn është takuar për rreth një orë me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e posaçëm.

Vizita e Të ngarkuarës me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Nancy VanHorn vjen ditën e sotme kur deputetët e opozitës u përplasën me Gardën e Kuvendit, pasi kërkonin të hynin me dhunë në seancë plenare, megjithëse ishin të përjashtuar, për shkak të dhunës së ushtruar brenda dhe jashtë institucionit./ata