Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen deklaroi se marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët mund të jetë një zgjidhje e re për menaxhimin e emigrancionit.

”Është shumë pozitive që një grup vendesh janë mbledhur këtu, në një kohë shumë të shkurtër. Isha unë, Meloni dhe kryeministri i ri holandez që morëm iniciativën për të çuar përpara këtë agjendë”, deklaroi Frederiksen.

”Tani ka për fat të mirë, Evropa ka nevojë urgjente për të forcuar kufijtë e saj të jashtëm dhe për të riatdhesuar njerëzit që nuk kanë të drejtë të jenë në Evropë”, shtoi ajo duke kërkuar ”zgjidhje të reja” në menaxhimin e fenomenit të migracionit.

“Mund të jetë si bashkëpunimi që ekziston tani midis Italisë dhe Shqipërisë. Mund të jenë qendra pritëse jashtë Evropës, për të cilat ne punojmë prej shumë vitesh. Mund të jenë deportime, qendra e jo vetëm”, theksoi Frederiksen.

“Askush nuk beson se njerëzit ikin për argëtim, por ne nuk mund të vazhdojmë të mirëpresim kaq shumë njerëz në Evropë”, tha ajo.

Frederiksen tha më pas se mbështet edhe iniciativën e Varshavës për të pezulluar të drejtën e azilit në vend./ata