Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u bën apel të gjithë të interesuarve të bëhen pjesë e skuadrës së ekspertëve në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri Manja shkruan se në këtë mënyrë, duke u bërë pjesë e kësaj skuadre, pjesëmarrësit do të japin kontributin e tyre në sistemin e drejtësisë.

“Bëhu pjesë e skuadrës së ekspertëve që po rekrutojmë në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës për të dhënë kontributin tuaj për sistemin e drejtësisë!”, bën apel Manja.

Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës është institucioni përgjegjës për inovacionin dhe ekselencën në Shqipëri. Agjencia ka si mision të kontribuojë, të nxisë dhe të promovojë inovacionin dhe angazhimin në administratën publike të ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, ekselentë në implementimin e teknologjive të përparuara, përmes hartimit dhe zbatimit të politikave në bashkëpunim me ministritë e linjës në fushat dhe sektorët përkatës lidhur me inovacionin. Kjo agjenci ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin dhe zbatimin e ideve të reja, inovative dhe të përparuara për të përmirësuar efikasitetin, efektivitetin dhe cilësinë në një sektor të caktuar.

Në kontekstin e drejtësisë, Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës mund të përqendrohet në zhvillimin e teknologjive të reja për mbështetjen e proceseve gjyqësore, hartimin e politikave inovative për rritjen e transparencës dhe aksesit në drejtësi, si dhe në trajnimin dhe zhvillimin e kapaciteteve për profesionistët e drejtësisë. Kjo agjenci mund të luajë një rol kryesor në promovimin e një sistemi të drejtësisë më të përparuar dhe efikase për të gjithë qytetarët./ata