Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu po merr pjesë në Samitin dyditor të Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, në Bruksel.

Ky Ministerial drejtohet për herë të parë nga sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte.

Në qendër të diskutimeve të ministrave të Mbrojtjes është strategjia për të vepruar më shpejt dhe më efektivisht, me theks të veçantë në investimet në kapacitete dhe teknologji të reja.

Vendet e NATO-s do të theksojnë në këtë samit mbështetjen e pakursyer ndaj Ukrainës në betejën e saj për paqe.

Vengu theksoi në një reagim se, Shqipëria është e angazhuar për të vepruar më shpejt dhe më efektivisht, duke investuar në kapacitete dhe teknologji të reja.

Mbetemi të fokusuar gjithashtu për të qëndruar përkrah aleatëve tanë në mbështetjen për Ukrainën në betejën e saj për paqe, nënvizoi më tej Vengu./ata