Të paktën 200 mijë palestinezë në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës jetojnë prej 12 ditësh pa ushqim, pije dhe ilaçe.

Në deklaratën me shkrim nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës, informohet lidhur me situatën në kampin e refugjatëve Jabalia.

Ushtria izraelite ka hedhur në erë duke bombarduar ndërtesat dhe infrastrukturën në veri të Rripit të Gazës dhe se 200 mijë palestinezë në kampin e refugjatëve Jabalia jetojnë prej 12 ditësh pa ushqim, pije dhe ilaçe.

Thuhet se trupat e dhjetëra palestinezëve të vrarë nga ushtria izraelite ende janë në pritje për t'u nxjerrë nga rrënojat dhe të hiqen nga rrugët për shkak të operacionit tokësor të ushtrisë dhe të shënjestrimit të çdo objekti që lëviz.

"Jabalia po shkatërrohet dhe po përballet me vdekje sistematike", thuhet në deklaratën e drejtorisë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 42.409 palestinezë, përfshirë të paktën 17 mijë fëmijë dhe 11.378 gra ndërsa 99.153 të tjerë u plagosën.

Ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar./aa