Në sulmin ajror të kryer nga një avion luftarak i ushtrisë izraelite ndaj një shtëpie në Gaza, 5 palestinezë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën, mes tyre fëmijë dhe gra.

Në deklaratën me shkrim të Drejtorisë së Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës thuhet se një avion luftarak i ushtrisë izraelite ka kryer sulm ajror në shtëpinë e familjes Al-Hulu.

Shtëpia është shkatërruar plotësisht nga sulmi ndërsa ekipet e Mbrojtjes Civile kanë nxjerrë nga rrënojat trupat e 5 personave dhe shumë të plagosurve.

Dëshmitarët okularë thanë se shumë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë dhe u plagosën në sulm dhe se ekipet e Mbrojtjes Civile vazhduan të kërkojnë për të zhdukurit në rrënojat e shtëpisë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë dje tha se në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 42.409 palestinezë, përfshirë rreth 17 mijë fëmijë dhe 11.378 gra ndërsa 99.153 të tjerë janë plagosur./aa