Ministria e Financave në Greqi prezantoi marrëveshjen e re për taksimin e bakshisheve, duke vlerësuar se si të ardhurat potenciale të punonjësve nga bakshishet arritën në 400 milionë euro në vitin 2023. Kjo shifër konsiderohet duke llogaritur që xhiroja e restoranteve shkoi 8 miliardë vitin e kaluar, +10% krahasuar me 2022, dhe sallonet e flokëve në 580 milionë. Nëse merren parasysh edhe degët e tjera ku mund të ketë bakshishe, bëhet fjalë për rreth gjysmë miliardi para të padeklaruara.

Ministria e Ekonomisë Kombëtare dhe Financave po vijon me vendosjen e një kufiri pa taksa deri në 300 euro në muaj për bakshishët e marra nga punonjësit në bizneset e hotelierisë, shërbimeve të kujdesit personal etj. me efekt të menjëhershëm nga 1 nëntori 2024.

Në të njëjtën kohë, për të gjithë shumën e bakshisheve, punonjësit dhe punëdhënësit janë të përjashtuar nga kontributet e sigurimit.

Megjithatë, taksimi i bakshisheve ka qenë në fuqi për të paktën 30 vjet sipas Kodit të Tatimit mbi të Ardhurat. Ai parashikon që bakshishet duhet të deklarohen si fitime, të përfshihen në të ardhurat e tatueshme dhe të tatohen pikërisht ashtu si paga e punonjësit. Por kjo dispozitë ligjore në të gjitha vitet e mëparshme ishte e pazbatueshme në praktikë.

Por çfarë ndodh kur as kompania nuk vepron si ndërmjetëse, por bakshishi shkon direkt nga klienti te punonjësi? Teorikisht, në bazë të legjislacionit, punonjësi duhet t’i deklarojë si të ardhura gjithë këto vite bakshish në deklaratën e tij tatimore. Diçka që sigurisht nuk ndodh dhe nuk pritet të ndodhë as në vijim.

Por ka raste kur kjo marrëveshje mund të ketë përfitimet e veta. Nëse bakshishi arrin shifra të larta deri në disa mijëra euro, është një mundësi e mirë për atë punonjës që t’i deklarojë të ardhurat shtesë për të justifikuar investimet e mëdha si blerja e një makine apo një shtëpie, raportojnë burime nga Ministria e Financave. Gjithashtu, kjo teknikë mund të përdoret për të “pastruar” para pa taksa, duke i shpëtuar individët nga detyrimet fiskale./Scan