Kalueshmëria ndër vite tek maturantët ka ardhur në rritje, por niveli i përgatitjes së mbetet i dobët.

 

Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Arsimit, në vitin e  kaluar 25 % e nxënësve kanë marrë notën 6 në matematikë, dhe vetëm 11 % kanë marrë notën 10.

 

Ndërsa në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, nota metasatare është 7.5, në provime mbizotëron nota 8 me 29 %.

 

Edhe pse vitin e kaluar, mësimi u krye normalisht dhe jo online si viti paraardhës, sërish arritjet e nxënësve mbeten pothuajse në të njëjtin nivel si ai 2020-2021, me një rritje shumë të lehtë pothuajse me 1 notë.

 

Për ekspertët e arsimit, boshllëqet e ngelura nga 2 vite pandemi ku procesi u zhvillua online, pritet të reflektohen ende në nivelin e nxënësve.

 

Ajo që vihet re është edhe mospërputhshmëria e notave vjetore me ato të Maturës Shtetërore, për të cilat për ekspertët lënë vend për fiktivitet në vlerësimin e nxënsve.

 

Në publikimin e raportit, ministrja e Arsimit bëri të ditur edhe dy ndryshime në Maturën Shtetërore, si futja për herë të parë e një testi për personat me aftësi ndryshe dhe heqjen e fletës së përgjigjeve./ Tv Klan