Meta fillimisht e ofroi shërbimin e saj me verifikim me pagesë në Australi dhe Zelandën e Re, ndërsa tashmë është i disponueshëm edhe për përdoruesit e Facebook dhe Instagram në Shtetet e Bashkuara.
Shërbimi Meta Verified kushton 11,99 dollarë në muaj nëse përdoret në ueb, ose 14,99 dollarë nëpërmjet dyqanit të aplikacioneve celulare.
Opsioni i parë ofron vetëm mundësinë për të marrë një shenjë të kaltër për Facebook, ndërsa i dyti e lejon të njëjtën gjë për Instagram.
Përveç shenjave, shërbimi ofron “mbrojtje proaktive kundër imituesve”, akses të drejtpërdrejtë në mbështetjen e klientit, “stickera” ekskluziv dhe 100 yje në muaj në Facebook për të treguar mbështetje për krijuesit e tjerë.
Përdoruesit që duan të përdorin shërbimin duhet të jenë 18 vjeç dhe duhet të kalojnë një proces verifikimi, i cili përfshin edhe një ID me foto. Është gjithashtu e nevojshme të aktivizoni opsionin për verifikimin me dy hapa.
Ata që janë verifikuar tashmë në Instagram dhe Facebook nuk do të duhet të paguajnë për Meta Verified në të ardhmen, të paktën derisa Meta të vendosë të heqë shenjat ekzistuese të verifikimit.
Pas SHBA-së, shërbimi i abonimit pritet të arrijë së shpejti përdoruesit në mbarë botën.