Si rezultat bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane, u arrestua në Itali me qëllim esktradimi në Shqipëri 35-vjeçari, K.M, i shpallur në kërkim për llogari të SPAK.

Policia e Shtetit njofton se “arrestimi i tij u krye si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”.

Policia bën me dije se 35-vjeçari kërkohej ndërkombëtarisht, sepse më datë 29.07.2024, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Romën, për të kryer ekstradimin e shtetasit K. M., në Shqipëri./ata