Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”. Sipas informacioneve një automjet është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilin ndodhenin një çift të moshuarish dhe vajza e tyre. 

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën në vendngjarje çifti i të moshuarve, 81-vjeçari, Ahmet Kafazi dhe bashkëshortja e tij, 77-vjeçarja Salushe Kafazi, ndërsa e plagosur ka mbetur vajza e tyre, 58-vjeçarja Feruze Braushi. Kjo e fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi i mjetit tjetër është shoqëruar në komisariat. 

 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, automjeti me drejtues shtetasin A. K. është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi A. K., 81 vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja S. K., 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja F. B., 58 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi A. K., dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja F. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Dosja