Një tjetër sipërmarrje e agroturizmit ka hapur dyert në Vlashuk të Kuçovës, “Hani i Qerosit”.

Kryeministri Edi Rama teksa publikoi foto të këtij agroturizmi, bëri të ditur se ka risjellë në kohë moderne më të mirën e traditës shqiptare.

“Një tjetër sipërmarrje e agroturizmit ka hapur dyert në Vlashuk të Kuçovës, “Hani i Qerosit”, që ka risjellë në kohë moderne më të mirën e traditës shqiptare, brenda një ferme ku ofrohet gjithçka nga ushqimi i freskët te akomodomi e turizmi, si një impuls më vete për ekonominë lokale të Qarkut të Beratit dhe një destinacion i lakmuar për turistë vendas e të huaj”, u shpreh Rama.

Shqipëria ka arritur të konsolidojë një ofertë turistike të shtrirë gjatë gjithë vitit dhe në të gjithë territorin, çka konfirmohet edhe nga rritjet e numrit të vizitorëve në zonat e mbrojtura e parqet kombëtare, sitet e kulturës dhe në sipërmarrjet e agroturizmit.

Në të gjithë vendin numërohen 270 pika agroturizmi dhe bazuar në flukset e lartë të turistëve të huaj që po vizitojnë vnedin tonë vit pas viti, parashkohet që deri në 2030-ën të janë hapur rreth 1 mijë pika agroturizmi.

Shqipëria u vizitua nga 9.7 milionë vizitorë të huaj nga janari në shtator./ata