Të paktën gjysma e paketës së fondit të përgjithshëm të Planit të Rritjes të KE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor do të mbështesë investimet në infrastrukturë, duke përfshirë transportin, energjinë dhe tranzicionin e gjelbër dhe digjital.

European Western Balkans (EWB), pjesa e mbetur e kredive do të lirohet si mbështetje direkte për buxhetet kombëtare”, thekson Komisioni Evropian, duke shpjeguar mekanizmat e shpenzimit të parave nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Fondet e para pritet të aksesohen së shpejti nga vendet e Ballkanit, pasi Komisioni Evropian të miratojë zyrtarisht Agjendat e Reformave të paraqitura nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova.

BE-ja synon të ndajë shtatë për qind të totalit të fondeve nga Plani i Rritjes për të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor që miratojnë Agjendat e Reformave të vlefshme, si para-financim.

Ky mjet, që mbulon periudhën 2024-2027, është një mekanizëm financiar i BE-së me vlerë gjashtë miliardë euro, i miratuar me synimin për të dyfishuar rritjen ekonomike të rajonit në dhjetë vitet e ardhshme.

Nga shuma totale, dy miliardë euro do të shpërndahen si grante dhe pjesa e mbetur, katër miliardë euro, në formë kredie me interesa të favorshme. Përllogaritet se Serbia do të marrë 1.58 miliardë euro, Bosnja dhe Hercegovina 969 milionë, Shqipëria 922 milionë, Kosova 888 milionë, Maqedonia e Veriut 807 milionë dhe Mali i Zi 383.5 milionë.

Komisioni Evropian shprehet për European Western Balkans - nëse “do të kushtëzohet me zbatimin e suksesshëm të Agjendave të Reformës, që mbulojnë si reformat në fushën themelore ashtu edhe reformat socio-ekonomike, në bashkëpunim të ngushtë me BE-në”.

Komisioni Evropian shton se, në Agjendat e Reformës, “reformat ndahen në hapa sasiorë dhe cilësorë, të cilët do të shërbejnë si kushte pagese dhe çdo hap ka një afat kohor zbatimi”.

“Marrëveshjet e lehtësive dhe huasë do të përfshijnë detyrime për përfituesit për të ndërmarrë masat e duhura për të parandaluar, zbuluar dhe korrigjuar mashtrimin, korrupsionin, konfliktet e interesave dhe parregullsitë që prekin interesat financiare të Unionit, për të shmangur financimin e dyfishtë dhe për të ndërmarrë veprime ligjore për të rikuperuar fondet që janë përvetësuar, mbledhja e të dhënave adekuate për përfituesit e fondeve në kuadër të Instrumentit dhe të drejtat që duhet t'i jepen Komisionit, Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) dhe Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO) aty ku është e aplikueshme”. sqaron KE./OraNews