Numri i të punësuarve në kompanitë që ofrojnë shërbime telefonike po vazhdon të bjerë. Sipas të dhënave, gjatë vitit të kaluar, numri i punonjësve në zyrat e call center arriti gati 10 mijë.

Në krahasim me vitet e kaluara, ky tregues ka pësuar rënie të konsiderueshme prej rreth 30% në krahasim me vitin 2022 dhe rreth 90% në krahasim me vitin 2018, kur sektori përjetoi shkëlqimin e tij më të madh me mbi 19,400 punësime. Nga 850 subjekte call center që ishin aktivë para një dekade, sot numri i tyre është reduktuar në vetëm 433, duke shënuar rënie prej rreth 50%.

Arsyet kryesore të kësaj uljeje drastike, lidhen me faktin se shumica e shërbimeve ofrohen në gjuhën italiane, ndërsa për eskspërtët brezat e rinj që vijnë në kryeqytet për të ndjekur studimet e larta, nuk janë shumë të familjarizuar me këtë gjuhë, krahasuar me individët e disa viteve më parë.

Megjithatë, shumë studentë që mbërrijnë në Tiranë e shohin punësimin në këto kompani, si mundësinë e vetme për punësim, kjo për shkak të fleksibilitetit të orareve për t’u kombinuar me studimet e tyre.

Sektori call center mori zhvillim pas vitit 2010, pasi kompanitë italiane e transferuan aktivitetin e tyre në Shqipëri, duke shfrytëzuar koston e lirë të fuqisë punëtore dhe njohuritë e gjuhëve të huaja./Scan