Miratimi i disa Vendimeve në Këshillit e Ministrave (VKM) nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, si pjesë e procesit të derregullimit, sipas Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj, është një nismë strategjike që synon thjeshtimin dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Këto masa janë pjesë e procesit të derregullimit, do të reduktojë kohën e shpenzuar për procedurat burokratike dhe dokumentacionin e nevojshëm, duke rritur efikasitetin e administratës publike. Ibrahimaj, thekson se kjo iniciativë e ndërmarrë, na afron më pranë objektivit për digjitalizimin e plotë të shërbimeve, duke synuar më shumë transparencë, akses të shpejtë dhe modernizim të shërbimeve të administratës.

Ky është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar përvojën e qytetarëve dhe për të nxitur rritjen e besimit në institucionet publike. Ne po jetojmë në një kohë kur shumë vende e kanë prioritet digjitalizimin e shërbimeve publike.

Vendet nordike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendet më të digjitalizuara në botë, ndërkohë që Koreja e Jugut dhe Danimarka janë vendet më të digjitalizuara në shërbimet publike, sipas raportit OECD Digital Government Index, 2023.

Në Shqipëri, prioritet i qeverisë shqiptare është rritja dhe përmirësimi i digjitalizimit të shërbimeve publike. Numri i shërbimeve publike të ofruara sot online në e-albania, tregon progres, duke i dhënë frymë standardizimit të shërbimeve publike, minimizimit të kostove të mirëmbajtjes, si dhe rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe bizneseve./Scan