Deputetet e Rithemelimit, Luçiano Boçi dhe Belind Këlliçit kanë dorëzuar sot zyrtarisht zota mandatin e deputetit, pasi do të garojnë në zgjedhjet vendore të cilat do të mbahen më 14 maj. Luciano Boçi pati fjalimin e fundit enjten në seancën plenare.

 

 

‘Po e dorëzoj sot mandatin me kushtin që të jem më pranë njerëzve të mi, qytetarëve të Elbasanit. Një mekanizëm që vret besimin dhe shpresën e qytetarëve. Këtu jam ballafaquar me kundërshtar luftarak dhe me kolegë... i kam falur shpifjet me idenë se falja është hyjnore. Ky vend më ka pëlqyer për dinamikën, të bukurën e politikës dhe të shëmtuarën e saj.’- tha Boçi.

 

Edhe Belind Këlliçi ka dorëzuar mandatin e deputetit edhe pse fati i tij për garën në Bashkinë e Tiranës është në udhëkryq. Ai renditet si kandidat i rithemelimit të Sali Berishës që KQZ organi që certifikon zgjedhjet nuk e njeh si subjekt zgjedhor madje e ka përjashtuar edhe nga koalicioni me të cilën tentoi të regjistrohet.

 

6 ligjvënës do të sakrifikojnë mandatin e deputetit për të garuar në zgjedhjet e 14 majit. 2 i përkasin grupit të Partisë Socialiste ndërsa 4 të tjerë i përkasin Partisë Demokratike, 3 të grupimit të Berishës dhe vetëm 1 i Alibeajt.

 

Benet Beci do të ndërmarrë rrezikun e madh për të marrë fitoren në bashkinë e vetme që është në duart e demokratëve, atë të Shkodrës. Me largimin e tij, karrigen në Kuvendin e Shqipërisë do ta zërë Ilir Beqaj, i cili ishte kandidati i 4-t më i votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Edhe Partia Demokratike, grupimi i Sali Berishës do të bëjë disa ndryshime deputetësh për qarkun e Shkodrës. Zef Hila do të lërë mandatin e deputetit për të garuar për bashkinë e Vaut të Dejës ndërsa vendin e tij në Kuvend pritet ta zërë Ludovik Hasani. Në vendin e Luçiano Boçit është shprehur se do të kandidojë për bashkinë e Elbasanit ndaj në karrigen e tij do të ulet si deputet Qani Xhafa.