Këshilli italian i Ministrave ka miratuar një dekret ligjor për emigrantët.

”Dispozita duhet të bëjë normë parësore dhe jo më dytësore përcaktimin e vendeve të sigurta për riatdhesim”, siç është dekreti i Ministrit të Jashtëm, në marrëveshje me ato të Brendshme dhe të Drejtësisë, me të cilat deri tani lista është përditësuar çdo vit.

”Me dekretin e sotëm, tregimi i listës së 19 vendeve të sigurta nga 22 origjinale bëhet burim parësor. Ne kemi marrë parasysh integritetin territorial dhe kemi përjashtuar Kamerunin, Kolumbinë dhe Nigerinë”, deklaroi ministri i Brendshëm, Matteo Piatendosi.

”Lista e vendeve të sigurta bëhet normë parësore dhe u lejon gjyqtarëve të kenë një parametër në lidhje me një interpretim të paqartë”, shtoi ai.

”Kemi pasur disa qindra raste të mëparshme vendimesh me të cilat nuk jemi dakord dhe i kemi kundërshtuar në mënyrë legjitime. Tani është normë të ligjit dhe ne ofrojmë një vlerësim të bërë me ligj”, theksoi ai./ata