Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve Ilir Binaj prezantoi sot Anton Martinin në pozicionin e drejtorit të ri të Hetimit Tatimor.

Binaj bëri të ditur se falë përvojës dhe reputacionit në fushën e drejtësisë, Martini do të udhëheqë një nga strukturat më të rëndësishme në përpjekjen e administratës tatimore kundër evazionit fiskal.

Anton Martini vjen nga një përvojë e gjatë në fushën e hetimit duke reflektuar integritet të lartë profesional.

Ai pritet të drejtojë me sukses dhe efikasitet Drejtorinë e Hetimit, si struktura pararojë në përpjekjet për të siguruar zbatimin e ligjeve tatimore./ata